Arrestohet një person për vjedhje në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer vjedhje.

Rastin e ka konfirmuar për TV Syrin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 00:15 kemi pranuar informatë për një rast vjedhje në rrugën “Skenderbeu”- Gjakovë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, dhe në podrumin e një blloku banesor kanë arritur të arrestoj një të dyshuar mashkull të moshës madhore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilët i dyshuari është ndalur në mbajtje dhe është iniciuar rast “Vjedhje”. /tvsyrivision/

Read Previous

Vendimi i BQK-së, Serwer: SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta lejojnë një shtet sovran që t’i zbatojë ligjet e saj

Read Next

​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog