Arrestohet një grua, sulmoi nxënësin në oborr të shkollës dhe prindin e tij

Një person ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka parë një grua duke i rrahur fëmijën e tij, më pas i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40 në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet  e ditur që viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Goditen 4 grupe shqiptare, 67 të arrestuar e dhjetëra pasuri të sekuestruara

Read Next

​Vëllai rrah motrat për shkaqe xhelozie në Gjakovë