Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një 38 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.
38 vjeçari kishte fshehur në makinë kokainë dhe kanabis, dhe u kap teksa tentonte të hynte në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Morinë
Kishte fshehur lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në automjet, kapet në hyrje të RSh-së dhe arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohen sasitë e lëndëve narkotike dhe automjeti.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin bullgar I. G.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin bullgar I. G., 38 vjeç, rezident në Angli.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./21Media