Arrestohen 15 persona në Itali në aksionin antimafia

Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona të dyshuar për lidhje mafioze, fajde, kontrabandë droge dhe pastrim parash.

Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Kampania-s, Toskanës dhe Friuli Venezia Giulia.

Siç raportojnë mediet e huaja, në total 26 persona ishin vënë nën hetim të dyshuar për këto vepra kriminale, por që u lëshuan fletarreste për 15 persona.

Në total, 120 oficerë policie u mobilizuan në operacionet e Sicilisë, Toskanës, Friulit dhe Kampania-s. 

/Telegrafi/

Read Previous

Mbi 200 studentë nga Kosova mund të studiojnë në universitete prestigjioze hungareze vitin tjetër

Read Next

VIDEO/ Rey Manaj shënon gol vendimtar dhe kualifikon skuadrën e tij në Kupën e Turqisë