Arkeologët zbulojnë vendbanim të madh gjatë gërmimeve në Peru

Arkeologët që kryejnë gërmime në Peru kanë zbuluar një vendbanim të madh parahispanik, ku grupe të ndryshme etnike jetonin së bashku, raporton Anadolu.

Vendbanimi, i zbuluar në rajonin Cajamarca të Perusë veriore, i përket kulturës Wari dhe daton nga shekulli 7 deri në 13 para erës së re.

Në një deklaratë, Projekti i Hetimit Arkeologjik (PIA) tha se zbulimi, i cili zë 24 hektarë, përfshinte dy dhoma varrimi me një ndërtim të përpunuar nëntokësor.

Shinya Watanabe, një nga drejtorët e projektit, në një deklaratë tha se gjatë gërmimeve arkeologjike kanë gjetur copa qeramike, enë ceremoniale, instrumente frymore qeramike, armë të ndryshme dhe gjurmë që pasqyrojnë tradita të ndryshme.

Judith Padilla, drejtore kulturore e Qendrës Cajamarca, tha se ata kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt mësimit të së kaluarës së Perusë.

“Për të kuptuar praktikat aktuale, është e nevojshme të hetohen mënyra e jetesës dhe ritualet e shoqërive antike që jetojnë në tokën peruane. Ne duam të zbulojmë sistemin sociopolitik të kulturës së Cajamarcas dhe marrëdhëniet e saj me Perandorinë Wari”, tha Padilla. /AA/

Ancient Priest's Tomb Found in Northern Peru
Archaeologists uncover 1,000-year-old ancestral site in Peru | Daily Sabah
Pre-Incan site for ancestor worship found in Peru

Read Previous

Qeveria prezanton programin për subvencionimin e rrymës për konsumatorët e cenueshëm

Read Next

Armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv – Policia gjen armatim në Zveçan