Arabia Saudite dhuron 400 milionë dollarë për Ukrainën

Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në këtë vend, SPA.

Kjo agjenci tha se princi Mohammed bin Salman zhvilloi një bisedë telefonike të premten me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas SPA-së, princi saudit e shprehu gatishmërinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i vazhduar përpjekjet e ndërmjetësimit dhe përkrahjen e çdo gjëje që kontribuon në de-eskalimin e situatës

Arabia Saudite së fundi është paralajmëruar për pasoja nga presidenti amerikan, Joe Biden, për shkak të vendimit të saj në kuadër të organizatës së vendeve prodhuese të naftës, OPEC, për ta pakësuar prodhimin e karburanteve, veprim që është vlerësuar si i favorshëm për Rusinë./Sinjali/

Read Previous

Ky do të jetë kryeqyteti i parë në botë që do të bëhet me transport publik elektrik

Read Next

Këto shkolla në Prishtinë sot mbajnë mësim, i dalin kundër SBASHK-ut