Ankesa të shumta nga përdoruesit e iPhone pas përditësimit të ri softuerik iOS 17

Që kur Apple lansoi përditësimin softuerik iOS 17, miliona përdorues të iPhone janë nxituar për ta shkarkuar.

Megjithatë, duket se shumë prej tyre janë penduar për vendimin e tyre, mes pretendimeve se përditësimi më i fundit po ua ‘shterë’ baterinë.

Ankesat kanë pushuar rrjetin social X (ish-Twitter) gjatë 24 orëve të fundit, pasi përdoruesit pretendojnë se versioni më i fundit i iOS 17 ka shkatërruar baterinë e pajisjes së tyre.

“A po e vret iOS 17 baterinë e dikujt tjetër”, shkroi një përdorues derisa një tjetër shtoi: “Jetëgjatësia e baterisë ka qenë e tmerrshme deri më tani në iOS 17”.

Të tjerë pretenduan se ngarkimi i telefonit ra ‘dukshëm’ pas përditësimit, ndërsa një tjetër pranoi se ishin shumë të shqetësuar për ta shkarkuar atë.

/alsat/

Read Previous

Objektet e institucionit “Ganimete Tërbeshi” monitorohen nga kamerat në përjashtim të një objekti

Read Next

Ristuccia kërkon koordinim me KFOR-in për çdo gjë që lidhet me sigurinë në Kosovë