Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, një ndër pikat kryesore të sesionit pranveror në Asamblenë Parlamentare

Një ndër pika kryesore të seasionit pranveror të Asamblesë Parlamentare do të jetë debati parlamentar për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës që pritet të mbahet në Strasburg të Francës ndërmjet 15 dhe 19 prillit të vitit 2024, njoftoi organi legjislativ i organizatës.

“Një debat për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një moment kryesor i sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të zhvillohet në Strasburg më 15-19 prill 2024”, thuhet në njoftim.

Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Këshillin e Evropës, më 27 mars, miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë – pro votuan 31 përfaqësues të shteteve anëtare, katër kundër dhe një abstenoi.

Do të duhen 2/3 e votave të deputetëve nga parlamentet e shteteve anëtare për t’i rekomanduar Këshillit të Ministrave – organit vendimmarrës – që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtarja më e re e Këshillit të Evropës Kjo, nëse gjithçka shkon sipas planit, pritet të ndodhë në mes të majit.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të vitit 2022, por moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit u kthye në pengesë që vendi i vogël ballkanik të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatë, posaçërisht sepse të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë dy vlerat themelore mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. /Albanianpost.com

Read Previous

Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHPK del me rekomandime për qytetarët

Read Next

Anthony Joshua zbulon se kur do të tërhiqet nga boksi