Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, Rusia paralajmëron për pasoja

Gjatë ditëve të fundit, Finlanda dhe Suedia kanë diskutuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, në mes të konfliktit në Ukrainë, sipas skynews.

Por diçka e tillë nuk është pritur mirë nga Moska. Ish-udhëheqësi rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse të dyja vendet anëtarësohen në NATO do të përballen me pasoja të mëdha. Ai tha gjithashtu se ndërsa nuk do të përbënte një ndryshim të madh për Rusinë, vendi do t’i shihte ata si kundërshtarë dhe do të “merrte masa” në rajon.

Një nga pikat kryesore të konfliktit Ukrainë-Rusi ishin ambiciet e saj për tu anëtarësuar në NATO.

/abcnews.al

Read Previous

Kurti pret në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë

Read Next

Kur do të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE dhe në Këshill të Evropës?