Kalendari i futbollit gjithnjë e më shumë i mbushur me ndeshje jo vetëm që rrit rrezikun e lëndimit për lojtarët, por gjithashtu çon në një rënie të spektaklit. Kështu deklaroi Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit. “Këtë vit kalendari ka qenë shumë kërkues, veçanërisht për skuadrat që kanë shumë angazhime dhe për lojtarët që luajnë në ekipet kombëtare”, tha Ancelotti.
“Mendoni vetëm për formatin e ri të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për klube, që luhet kur lojtarët shkojnë me pushime. Kjo situatë jo vetëm që rrit rrezikun e lëndimit, por edhe shkakton rënien e spektaklit. Në mungesë të kohës për t’u rikuperuar dhe për t’u stërvitur, lojtarët nuk mund të japin 100% në të gjitha ndeshjet, veçanërisht në ato më të mirat“, tha Ancelotti.
Më tej, trajneri italian tha: “Vështirësohet edhe puna e trajnerëve, pasi nuk ka më kohë për të përgatitur ndeshjet në stërvitje por me video. Mungon praktika në fushë dhe kjo çon edhe në një varfërim të shfaqjes. Ka nga ata që thonë se edhe dikur ka pasur shumë ndeshje, por nuk e marrin parasysh se intensiteti i lojës përmirësohet dhe rritet”.
“Sot, në krahasim me dhjetë vjet më pare, një lojtar bën shumë më tepër sprinte gjatë një loje dhe kjo ndikon në dëmtimet e muskujve. Mendoj se një ditë në shtëpi është e mirë për të gjithë. Lojtarët janë ata që paguajnë çmimin e një programi shumë të ngjeshur. Vendimet e rëndësishme merren nga FIFA, UEFA, Ligat dhe Federatat”, përfundon Ancelotti. /Telesport.al/