Ancelotti: Kurrë nuk kam kërkuar nënshkrimin me Ronaldon këtë verë

“Ancelotti kërkon Cristiano Ronaldon te Real Madrid”, ky ishte lajmi i sotëm i Chiringuito, ndërkohë që ka reaguar trajneri i skuadrës spanjolle. Italiani ka hedhur poshtë gjithçka me deklaratën e dhënë.

“Cristiano Ronaldo është një legjendë e Real MAdrid dhe me të vërtetë e respektoj atë. Gjithsesi unë nuk kurrë nuk kam kërkuar apo planifikuar të nënshkruaj me Cristianon këtë verë. Po shohim përpara…”, është shprehur Ancelotti.

Edu Aguirre, një mik i vjetër i CR7, kishte deklaruar më parë: “Po flasim për të ardhmen e afërt dhe jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka komunikime të vazhdueshme dhe mund të arrihet një marrëveshje.

Carlo Ancelotti dëshiron të rikthejë Cristiano Ronaldon te Real Madrid dhe është e gjitha e vërtetë. Ai këmbëngul në një rikthim të bujshëm të CR7. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë”. /abcnews.al

Read Previous

34 fëmijë nën moshën 10 vjeç të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Read Next

Sa krem ​​kundër diellit duhet të vendosni në fytyrë?