Ancelotti: Fitorja ndaj Man City na jep kurajo për të ngritur titullin e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti dhe Real Madrid eliminojnë Manchester City me penallti dhe fitojnë akses në gjysmëfinalen e Champion League në të cilën do të përballen me Bayern Munich. Pas përfundimit të përballjes 210 minutëshe, Ancelotti u shpreh krenar për skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur, e dinim se duhej të vuanim dhe vuajtëm, ishte një ndeshje shumë e vështirë, patëm shumë vështirësi, por në fund fituam. Jam shumë krenar për fazën e mbrojtjes sepse nuk jemi mësuar të bllokohemi kështu.

Zumë hapësirat dhe ishim kompakt, nuk është e lehtë të kesh më shumë kontroll në një ndeshje kundër Manchester City, ata janë kampionë të vërtetë. Goli na la prapa, nuk kishim nevojë të luanim në sulm. Ishte një gol i mirë, më pas luajtëm me kundërsulme dhe mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë.

Titulli i 15-të i Champions League? Së pari, le të mendojmë për gjysmëfinalen. Në tre vitet e fundit kemi luajtur kundër City dhe ata janë më të mirët në Europë. Mposhtja e tyre ishte një mundësi për të fituar një tjetër Champions”, u shpreh Ancelotti./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Guardiola: Na munguan detajet, urime Real Madrid

Read Next

Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi