Ambasadori Philip Kosnett viziton organizatën Medica Gjakova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kossnet ka vizituar sot organizatën Medica Gjakova. Nga aty Kossnet tha se përveç që ka ardhur për të dëgjuar historitë e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka ardhur edhe për të shprehur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë kategori të viktimave.

Ndërsa Drejtoresha e kësaj organizate, Mirlinda Sada theksoi se e vlerëson shumë ndihmën e përkrahjen e ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për gratë me të cilat kjo organizatë punon.

Ambasadori Kossnet bisedoi nga afër me secilën grua të kësaj organizate dhe u njoh nga afër me problemet me të cilat përballen ato.

Read Previous

Dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e të miturit në Drenas

Read Next

Totaj thotë se vendosja e flamurit partiak gjatë inaugurimit të Presidentes është në kundërshtim me Kushtetutën