Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë

Foto: Arben Hoti/Radio Evropa e Lirë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X, Ambasada amerikane ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, thuhet në këtë reagim, të kësaj ambasade. /RTKlive

Read Previous

Si po i vë në provë shtytja e mbrojtjes e Evropës rregullat ekzistuese të eksportit të armëve

Read Next

KDI përgëzon konstituimin e Kuvendit, kërkon forcim të rolit mbikëqyrës dhe transparencës