Alicia Kearns: Fundi i mandatit të Osmanit, humbje në kohë jostabiliteti

Deputetja britanike Alicia Kearns ka vlerësuar lart punën e presidentes Vjosa Osmani me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar.

Kearns theksoi se Osmani i dha Kosovës një zë të respektuar në arenën ndërkombëtare dhe mbrojti interesat e vendit me përkushtim të madh. 

Ajo shtoi se largimi i një lidereje të këtij kalibri vjen në një moment të papërshtatshëm, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.

Në fund, Kearns i uroi Osmanit suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pesë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Read Next

Ortek mbi Valbonë, 40 alpinistë nga Kosova filmojnë pamjet në Alpet shqiptare