Albin Kurti shkruan për ndeshjen e Kosovës: Gjithmonë na jep emocion për gjatë 90 minutave

Kosova ka humbur ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve në Ligën e Kombeve.

Dardanët pësuan një humbje minimale 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri, derisa vazhdojnë të mbeten të dytët në grupin 2 të Ligës C.

E për humbjen e Dardanëve ka shkruar edhe i pari i qeverisë kosovare, Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë se futbolli është një lojë që të dhuron emocion, derisa Kosova gjithmonë i dhuron emocion tifozëve të saj për gjatë 90 minutave.

“Futbolli është edhe emocion. Ekipi ynë këtë na e jep në çdo lojë për 90 minuta, si në fitore, po ashtu edhe në humbje e në barazim”.

“Shikojmë përpara drejt ndeshjes së radhës, me motiv të njëjtë, edhe më të fortë se sot”, ka shkruar Kurti në orët e vona të mbrëmjes në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë përsëri në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku presin Irlandën e Veriut. /Telegrafi/

Read Previous

Messi shkruan historinë me Argjentinën

Read Next

Studimi i Oksfordit: Foshnjat që ushqehen me gji janë më inteligjentë