Al Nassr sqaron gjithçka rreth lajmeve për kontratën e Ronaldos

Klubi nga Arabia Saduite, Al Nassr ka mohuar të gjitha lajmet e rreme për përfshirjen e Cristiano Ronaldos për Kupën e Botës të vitit 2030.

Sulmuesi portugez befasoi të gjithë javën e kaluar duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin saudit, Al Nassr, pasi të gjithë prisnin që Ronaldo të vazhdonte karrierën në Evropë.

Megjithatë, fitimet marramendëse në kontratë ndryshuan mendimin e Ronaldos, i cili thuhet se do t’i fitojë rreth 200 milionë euro në vit me Al Nassr.

Përveç kësaj, Ronaldo u tha se ka edhe një kontratë për të qenë ambasador i Arabisë Saudite në kërkesën e tyre për të organizuar Kupën e Botës të vitit 2030.

“Al Nassr FC dëshiron të sqarojë se ndryshe nga raportet e lajmeve, kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr nuk përfshin angazhime për asnjë ofertë për Kupën e Botës”.

“Fokusi i tij kryesor është te Al Nassr dhe të punojë me shokët e tij për të ndihmuar klubin të arrijë sukses”, thuhet në njoftimin e klubit saudit.

Ndryshe, Ronaldo nuk ka debutuar ende me klubin nga Arabia Saudite, por debutimi i tij në Arabi do të vijë shumë shpejtë.

Ylli portugez mund të përfshihet në një ekip yjesh të Superligës së Arabisë Saduite që do të ndeshen me 19 janar në miqësore ndaj Paris Saint-Germain.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë Ronaldo do të duhet të presë deri më 22 janar për të luajtur ndeshjen e tij të parë me Al Nassr, atë që do të zhvillohet kundër Al Ittifaq. /Telegrafi/

Read Previous

​Përvjetori i vrasjes së Enver Malokut

Read Next

Microsoft në bisedime për të investuar 10 miliardë dollarë në kompaninë OpenAI