Aksidentohen 4 automjete në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 3 të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Milloshevë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasjoë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia. 

Sipas njoftimit, njesiti i trafikut rajonal është duke marr me rastin. /RTK/

Read Previous

Shqipëri/ Zyrtari i lartë amerikan, Todd Robinson, takohet me kreun e SPAK

Read Next

Sekretari amerikan i Mbrojtjes udhëheq takimin e aleatëve për ndihmën ushtarake për Kievin