Aksidenti në Skivjan, vdes njëri nga të lënduarit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Skivjan ku janë përfshirë dy automjete.

Siç merr vesh TV Syri, njëri nga të lënduarit nga ky aksident ka humbur jetën.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjet udhëtarësh. Për pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, /tvsyrivision

Read Previous

KQZ vendos sot për qendrat e votimit në veri

Read Next

Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, thelbësor për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes