Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec).
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973.
Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet”.
Këto informacione për TV SYRI i ka bërë të ditura, Sheremet Elezaj, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.