Akademia e basketbollit “KB Vëllaznimi” vazhdon me aktivitetin e saj

Akademia e Basketbollit “Vëllaznimi” ka 8 vite që është formuar duke e parë interesimin që grupmoshat më të reja e kanë për tu marrë me këtë sport, ku sipas trajnerit Driton Rraci, akademia stërvitjet i zhvillon 3 herë brenda javës.

Minibasket, kadeta dhe junior janë disa nga grupet që ushtrojnë në këtë akademi, nga trajnerët e angazhuar këtu.

Që t’i motivonin për sukses fëmijët e kësaj akademie të pranishëm ishin edhe basketbollistët e KB “Vëllaznimit” që këtë sezon arritën që të shpalleshin kampion, ku, një ndër basketbollistët më të dalluar të këtij ekipi Michael Green tha që puna e tyre gjatë gjithë këtij sezoni është shpërblyer.

Green ndër të tjera tha që fëmijët janë e ardhmja e basketbollit.

Që e duan basketbollin na thanë edhe këto vajza të cilat edhe pse të vogla në moshë mirren me këtë sport.

Që pjesë e kësaj akademie janë shumë talent, është e padiskutueshme, dhe që në një të ardhme të afërt pritet që nga këtu të dalin baskebollitë dhe basketbolliste që do të jenë jashtëzakonisht të suksesshëm me punën e tyre, u tha ndër të tjera nga drejtuesit e kësaj akademie.

Read Previous

14 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Guadalajara, “Kryeqyteti botëror i librit” për vitin 2022