Abdixhiku: LDK merr pjesë në votimin e Osmanit, vota për të është vendim i deputetëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që drejton do të marrë pjesë në votimin e kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

Abdixhiku këtë deklarim e dha pas mbledhjes me deputetët e partisë ku diskutuan rreth votimit për zgjedhjen e presidentit.

“Me forcën politike që kemi momentalisht kam pasur dy mundësi, një të mos marrë pjesë në seancë ose të jemi pjesë e zhvillimeve”.

“Kemi zgjedhur këtë të dytën, kemi bërë kështu sepse këtë rrugë LDK-ja e ka ndjekur përherë. Kemi diskutuar për pozitën apolitike të zonjës Osmani si presidente. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”.

Abdixhiku tha se pas një diskutimi, të gjithë janë ranë dakord që LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në votim, pa paragjykuar vendimin e deputetëve. Këtë vendim ua kam komunikuar deputetëve dhe pres që secili prej tyre të mos e pengojë kursin e ri të LDK-së. Pres që secili të sillet si institucionalist”, tha Abdixhiku.

Read Previous

Se sa sy të mprehtë ke e zbulon duke gjetur objektin e humbur në këto foto!

Read Next

Kurti: Në Kosovë po ndodhin mesatarisht 10 vdekje në ditë nga COVID-19