A po boshatisen lokalet në Gjakovë në ora 22:00?

Inspektorët sanitar nga Gjakova, bashkë me inspektorët nga agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë nga rajoni i Pejës dhe me policinë ishin në terren për të parë nga afër nëse kafiteritë dhe restaurantet janë duke i përfillur masat e fundit të nxjerra nga Qeveria e Kosovës. Vëzhgimin  e filluan nga Avenue.Nga  ku na thanë se janë duke vepruar duke iu referuar  masave parandaluese të Covid-19.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullësi që ja vlen të evidentohet.I kënaqur me zbatimin e masave është shprehur Fazli Hoxha, drejtor i inspektoriatit në Komunën e Gjakovës.

Bashkëpunimi po rezulton i frytshëm edhe në mes të inspektorëve. Artan Hoxha thotë se kjo periudha e fundit është  më e sukseshme.

Në rast se vërejnë ndonjë parregullsi, inspektorët shqiptojnë edhe gjoba.

Me këtë rast u bë thirrje që të vazhdohet me këtë ritëm, gastronomët të jenë po kaq të përgjegjshëm  sa janë tani,  në respektimin e masave.

Read Previous

Si trajtohen viktimat e dhunës në familje?

Read Next

Vrasja e të miturit në Prizren, një muaj paraburgim për vrasësin