A do të largohet Zhegrova nga Juventusi?

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është e pasigurt. Zhegrova mund të largohet nga Juve pas vetëm një viti.

Gazetari Romeo Agresti ka raportuar se Zhegrova nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juve në edicionin 2025/26.

E përfundoi kampionatin pa shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.

27-vjeçari në të gjitha garat luajti vetëm 525 minuta. Në shumë prej ndeshjeve u inkuadrua nga pjesa e dytë.

Për sulmuesin e krahut ka interesim nga disa skuadra turke si Trabzonspor e Beshiktash.

Zhegrova me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në verën e vitit 2030. /Koha.net/

Read Previous

Irani kërcënon me zgjerim të luftës

Read Next

Rama: Protesta për Zvërnecin pjesë e luftës hibride