GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich, ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin me një transferim te Barcelona. Sipas raportimeve spanjolle, Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin dhe Kane konsiderohet një opsion, sidomos për shkak të një klauzole lirimi prej 65 milionë eurosh që mund të aktivizohet verën e ardhshme.
Por vetë Kane ka qetësuar situatën, duke thënë për ‘BILD” se nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin katalanas dhe ndihet mirë te Bayern. Ai shtoi se nuk ka nxitim për të ardhmen e tij dhe fokusin e ka te Kampionati Botëror.
“Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, askush nuk më ka kontaktuar. Ndihem shumë rehat në situatën aktuale, edhe pse ende nuk e kemi diskutuar situatën time me Bayernin”, ka thënë Kane.
Bayern, që pagoi rreth 100 milionë euro Tottenhamit në 2023 për Kane, duket gjithashtu i qetë dhe ka nisur diskutimet për një zgjatje të kontratës së sulmuesit, e cila skadon në 2027. Për momentin, një transferim te Barcelona duket i largët. /KosovaPress/