Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Italia nuk do të dërgojë kurrë trupa në Ukrainë dhe çdo armë që këmi dërguar në Kiev nuk duhet të përdoret në territorin rus, tha të enjten ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani.
“Të gjitha armët që nisen nga Italia për në Ukrainë duhet të përdoren brenda Ukrainës”, tha Tajani.
Nën udhëheqjen e kryeministres Giorgia Meloni, Italia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, por Roma nuk ka zbuluar kurrë ndonjë detaj në lidhje me ndihmën e saj ushtarake.
Tajani hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që ish-kryeministri italian dhe shefi i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi mund të jetë presidenti i ardhshëm i Komisionit të BE.
“Draghi nuk është një kandidat zyrtar dhe nuk i përket asnjë familjeje politike europiane, e shoh si një çështje të ndërlikuar,” tha ai. /abcnews.al