Stoltenberg: Nuk mund të kemi një përballje NATO-Rusi

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se aleatët e Ukrainës duhet të përgatiten për një “luftë rraskapitëse”, që do të zgjasë  shkruan The Guardian.

Duke folur me gazetarët pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden të enjten, sekretari i përgjithshëm tha: “Thjesht duhet të jemi të përgatitur se lufta do të zgjasë. Sepse ajo që ne shohim është se kjo luftë tani është bërë rraskapitëse.”

Stoltenberg tha se ukrainasit “po paguajnë një çmim të lartë për mbrojtjen e vendit të tyre në fushën e betejës, por gjithashtu ne shohim se Rusia po shkakton shumë viktima”.

Ndërsa Stoltenberg përsëriti se NATO nuk dëshiron të hyjë në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, Stoltenberg tha se aleanca ushtarake perëndimore ka një “përgjegjësi” për të mbështetur Ukrainën.

Shumica e luftërave – gjithashtu, me shumë gjasa kjo luftë  në një fazë do të përfundojnë në tryezën e bisedimeve, por ajo që dimë është se ajo që ndodh rreth tryezës së bisedimeve është e lidhur ngushtë me situatën në terren, në fushën e betejës.

I pyetur nëse Ukrainës po i bëhej presion nga Perëndimi për të pranuar lëshime të territorit për të negociuar paqen, Stoltenberg tha se “nuk i takon aleancës se çfarë duhet të pranojë apo jo Ukraina”.

Shefi i NATO-s nuk pranoi  të komentonte nëse aleanca po diskutonte shoqërimin detar për të eksporteve të grurit  të bllokuara në Ukrainë nga rusët, por tha se ai mirëpret përpjekjet për të gjetur zgjidhje.

/abcnews.al

Read Previous

Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë të Gjakovës

Read Next

Gjykata e BE-së merr përsipër çështjen e Superligës Evropiane