Të hënën mbahet seanca e radhës e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të hënën duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë seancë janë 11 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Kuvendi do të votojë për parimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në rritje të pagës minimale procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore personale vjetore.

Gjithashtu do të bëhet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media dhe shqyrtime të tjera.

/GazetaSinjali/

Read Previous

“RedBird” blen Milanin, zyrtarizimi sot ose nesër

Read Next

Reagon Shoqata Sindikale e Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” pas emërimit të Këshillit Drejtues të këtij teatri