“RedBird” blen Milanin, zyrtarizimi sot ose nesër

Gerry Cardinale, kreu i “RedBird Capital Partners”, nënshkroi marrëveshjen e blerjes së shumicës së Milanit nga Elliott.

Njoftimi zyrtar i kontratës paraprake pritet në orët në orët në vijim, mes ditës së sotme dhe nesër. Pas përfundimit të nënshkrimit, lëvizja e radhës do të jetë mbyllja, një operacion që megjithatë zgjat më shumë.

Operacioni do t’i sjellë Elliott 1,3 miliardë euro në dorë për shitjen e shumicës së aksioneve të klubit te “RedBird”, ndërsa fondi i familjes Singer do të mbajë afërsisht 30% të aksioneve.

/h.ll/abcnews.al

Read Previous

Pse Turqia po e bllokon zgjerimin e NATO-s?

Read Next

Të hënën mbahet seanca e radhës e Kuvendit, ky është rendi i ditës