Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Si sot, më 27 maj 1924, nisi një nga përplasjet politike më përçarëse në Shqipëri, Revolucioni i Qershorit.
Kjo lëvizje që do ta ndante Shqipërinë në dy kahe (nolist dhe zogist), do të merrte shkas nga atentati i Beqir Valterit ndaj Ahmet Zogut, si dhe prej krismave që i morën jetën Avni Rustemit. Të gjendur para kësaj klime politike, mbështetësit e Fan Nolit, të Qazim Koculit dhe të Luigj Gurakuqit, do të përgatiteshin për të krijuar një Komitet Revolucionar duke e nisur revolucionin nga Veriu drejt Tiranës, nga ku kryengritësit do të merrnin kryeqytetin pa shkrehur armë.
Edhe pse kjo ditë përkujtohet si kulmi i kryengritjes, fillesat e saj datojnë që prej 27 dhjetorit 1923, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga grupi që përfaqësohej prej Zogut. Po ashtu, vrasjet e Adem Gjinishit dhe e Isuf Kazazit, do të rrisnin gradualisht frymën antizogiste në vend.
Më poshtë, fotoja bashkëngjitur është shkrepur në mesin e trazirave në kryeqytet, në ditët e Revolucionit të Qershorit. / KultPlus.com/AQSH/
