Mesazhi i kryeministrit Kurti për vaksinimin kundër COVID-19 (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.

Ai ka thënë se imuniteti bie gjashtë muaj pas marrjes së doëzës së dytë.

Kurti thotë se rënie e tillë e imunitetit krijon rrezik për valë të re infektimesh.

“Largë qoftë ndonjë valë e re, që imponon masa të reja”, ka thënë Kurti.

Andaj, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më masivisht të vaksinohen me dozën e tretë. 

Read Previous

Nesër bëhet rishikimi i masave antiCOVID

Read Next

Zelensky dhe Putin marrin ftesë për Samitin e G-20