Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Ngasja me shpejtësi e makinave, po i shqetëson banorët e rrugëve ‘’Gjon Sereqi’’ dhe ‘’Papa Klementi’’ në komunën e Gjakovës. Shpeshherë makinat përplasen edhe me muret rrethuese të oborreve të shtëpive që gjenden aty pranë. Kështu thonë banorët e këtushëm teksa tregojnë që aty bëhen edhe gara me makina.
Sipas tyre shpejtësia e makinave nuk përshtatet me kushtet e rrugës, duke marrë parasysh që kjo është një rrugë që lidh lagjet mes vete dhe janë të frekuentuara shumë nga këmbësorët e jo rrallë ndodh të rrezikohen edhe fëmijët.
Banorët gjithashtu bëjnë thirrje që shoferët të jenë më të kujdesshëm në këto pjesë pasi që veprime të tilla mund të përfundojnë me fatalitet.