“Gjakova e Re” revista periodike që do t’u ofrohet lexuesve së shpejti

Një ide e kahmotshme që nga paslufta pritet të marrë formë në ditët e sotme për të ju servuar lexuesve. “Gjakova e Re” do të jetë revista periodike që do të shoqërojë lexuesin së shpejti. Kjo revistë ka një mision të veçantë të cilin e shpalosi shkurtimisht Ilir Hajdari, kryeredaktori i saj.

Sipas Hajdarit qëllimi kryesor është që gjërat e rëndësishme të shpalosen ashtu si duhet përmes kësaj reviste.

Kjo është një vlerë për gjithë komunitetin artdashës dhe morri menjëherë aprovimin e shoqatës së intelektualëve “Jakova”. Në çdo numër do të ketë një temë të caktuar tregon kryetari i kësaj të fundit.

Ndër të tjera u tha se përmes Gjakovës së Re do të krijohet mundësia të gjurmohet e kaluara e Gjakovës së vjetër. Periodiku do të shpërndahet në Gjakovë por planifikohet që të ketë shpërndarje edhe në Tropojë, Bajram Curr dhe Krumë duke ditur lidhjen historike që ka Gjakova me këto vende.

Read Previous

19 raste të reja me COVID-19

Read Next

​Lajçak: Takimi i kryenegociatorëve për targat, në rrugë të mbarë