OKB: Bota është në prag të një “stuhie ekonomike” për shkak të luftës në Ukrainë

OKB  ka paralajmëruar se bota është në prag të një “stuhie ekonomike” për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan CNN.

Në një deklaratë për shtyp të mërkurën, OKB tha se lufta mund të çojë në një “krizë tredimensionale” të ushqimit, energjisë dhe financave, kryesisht në zonat që tashmë janë prekur më shumë nga Covid-19 dhe ndryshimet klimatike.

“Ne do përballemi me një “stuhi” që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e vendeve në zhvillim”, tha António Guterres. “Populli i Ukrainës nuk mund të durojë dhunën që forcat ruse po ushtojnë ndaj tyre”.

Sipas raportit, Rusia dhe Ukraina ofrojnë rreth 30% të grurit dhe elbit që konsumohet globalisht, me Rusinë gjithashtu eksportuesin kryesor të gazit natyror në botë, eksportuesin e dytë më të madh të naftës dhe një ndër prodhuesit më të rëndësishëm të plehrave.

Sipas OKB-së, deri në 1.7 miliardë njerëz në 107 vende të botës do të preken nga një prej këtyre krizave.

Më të rrezikuarat janë: Afrika, Azia, Amerika Latine dhe Karaibet.

/abcnews.al

Read Previous

Sefa: Ligji i festave zyrtare duhet të rishikohet

Read Next

Kurti: Projektligji për sistemin prokurorial do të rris llogaridhënien dhe transparencën