Përfaqësuesit fetarë nga e gjithë bota vizitojnë sot Ukrainën

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë pritet të vizitojë Ukrainën ditën e sotme për të treguar solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë civilët që janë zhvendosur nga Ukraina lindore në qytetin perëndimor të Chernivtsir.

Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.

Në një intervistë për BBC, javën e kaluar kryepeshkopi Williams tha se po diskutohet për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm

Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk është koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “këto veprime të neveritshme”./abcnews.al/

Read Previous

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Read Next

​9 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19 në ShSKUK