Kino “Hyrije Hana” nuk ka të ndalur, sjell 3 premiera këtë javë
Muajt prill dhe maj do të kenë më shumë ditë pushimi, si rezultat i ditëve në të cilat bien festat zyrtare. Për shkak të Ditës së Kushtetutës, dhe Pashkëve Katolike e Ortodokse që bien në fundjavë, do të jenë pushim të hënat e 11, 18 e 25 prillit. Ndërsa edhe në muajin tjetër do të jenë pushim edhe dy të hëna, më 2 e 9 maj. Kjo për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditës së Evropës. Disa qytetarë të komunës së Gjakovës thonë se kjo është e paarsyeshme dhe humbje kohe.
Ka edhe të tjerë që janë dakord me bartjen e ditëve të festave që u mundëson më shumë ditë pushimi.
Kjo situatë konsiderohet më e favorshme për sektorin publik sipas qytetarëve të cilët thonë se po dëmtohet procesi i punës. Kosova nuk është në pozitë të favorshme dhe ligji aktual për festat zyrtare duhet të ndryshohet.