Shoqata Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Gjakovë ka organizuar turneun e radhës.
Kësaj radhe anëtarët kanë vendosur të nderojnë betejën e Koshares, tregon Mark Pjetraj nga kjo shoqatë.
Për herë të parë garës në shah i është bashkuar edhe Fjolla për të cilën ky turne ka një rëndësi të veçantë.
Në fund fitues i kësaj gare doli Sokol Elezaj i pasuar nga Bajram Gashi në vendin e dytë dhe Mon Muhadri në të tretin.