Ka filluar të bie numri i dhuruesve të gjakut gjatë muajit të Ramazanit

Reparti i transfuzionit të gjakut në Gjakovë në hyrjen e muajit të Ramazanit ka dukshëm më pak dhurues.
Shef i këtij reparti tha se nevojat e pacientëve për gjak janë duke u plotësuar mirëpo vullnetarë në këtë muaj ka më pak.

Profesionistët shëndetësor thonë se këtë muaj janë përballur me mungesë të grupi 0 të gjakut, mirëpo gjithmon kërkesat më të mëdha janë për grupin e gjakut 0 negativ.

Dhurimi i gjakut është një procedurë shumë e thjeshtë që ndihmon në shpëtimin e jetës së një personi.

Për të qenë dhurues duhet të jeni në gjendje të mirë shëndetësore, të peshoni më shumë se 50 kg dhe  të mos jeni anemikë shtoi ndër të tjera doktori Zenuni.

Read Previous

UEFA: Jo më shumë se 70% të të ardhurave, në merkaton e verës

Read Next

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve