Infeksioni i fytit është një nga arsyet më të shpeshta të vizitave te doktori gjatë periudhës së dimrit, por gjithashtu shfaqet dhe gjatë stinëve tjera. Dr.Besnik Bardhi specialist i otorinolaringologjisë thotë se kjo lidhet me alergjitë e stinës.
Infeksionet e fytit janë disa lloje dhe përhapen në të njëjtën mënyrë nëpërmjet teshtimës,kollës dhe kontaktit fizik ka shtuar mes tjerash Dr.Bardhi.
Vlen të theksohet se profesionistët shëndetësor apelojnë që gjithmonë duhet merren të gjitha medikamentet në përputhje me udhëzimet e mjekut pasi që mund të kemi përkeqësim ose përhapje të infeksionit në pjesë të tjera të trupit.