Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton Projektligjin për Policinë Ushtarake në FSK

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka miratuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky Projektligj u miratua nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha tha se projektligji është shikuar nga komisioni nen për nen dhe si i tillë i dërgohet Kuvendit për miratim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se i kanë mbajt dy mbledhje të grupit punues për këtë projektligj për policinë ushtarake.

“Jemi mundu që gjatë gjithë kohës të jemi korrekt dhe ta shqyrtojmë secilin nen. Rekomandimet që i kemi bërë grupi punues që ta procedojnë për seancë. Amendamentet që grupi punues i ka parapa që të përfshihen për policinë ushtarake do të dërgohen në Kuvend për miratim”, tha Dugolli.

/KlanKosova/

Read Previous

Von der Leyen e BE-së udhëton për në Kiev, pritet të takojë Zelenskyn

Read Next

Vazhdon trendi i falsifikimit të parave në Kosovë