Virusi që ka prekur disa qindra mijëra pula dhe shpendë të egër ka pasur impakt në të gjithë botën, duke bërë që të rritet ndjeshëm edhe çmimi i produkteve dhe nënprodukteve që vijnë nga pulat. SHBA-ja po përballet me epideminë më të keqe të gripit të shpendëve që prej vitit 2015, pasi në pak javë kanë ngordhur mbi 22 milionë pula dhe gjela deti në të gjithë vendin. Ndërkaq sipas zëdhënësit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, situata në Kosovë vazhdon të jetë e qetë si dhe vendimi për anulimin e importit të shpezëve të gjalla nga Shqipëria është ende në fuqi.
Për të parë nga afër se si qëndron situata ne kemi vizituar njërën prej fermave në komunën e Gjakovës, ku nga aty treguan që aktualisht nuk ka ndonjë grip që rrezikon këto shpezë.
E sa i përket çmimit të vezëve, ato variojnë nga 3.50euro për 30 kokërra vezë të fermave dhe për vezët e fshatit 5euro për 4 kokërra vezë.