Përtokë me duart e lidhura, protestë simbolike për viktimat e Bucha-s në Moskë

Një protestuese në Moskë ka rikrijuar skenat e tmerrit që lanë pas ushtarët rusë pasi u larguan nga Bucha, në periferi në Kievit. Gruaja ka realizuar disa foto, e shtrirë me fytyrë përtokë me duart e lidhura, njëlloj si mënyra në të cilën u gjetën trupat e disa ukrainasve në qytetet afër Kievit që deri vonë ishin pushtuar nga forcat ruse.

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha-s, disa me duar të lidhura, kanë shkaktuar revoltë dhe kritika ndërkombëtare ndaj Rusisë në ditët e fundit.

Fotot janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media. Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende, ndryshe nga publikimet e tjera.

Protestuesja është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë një urë pranë katedrales së qytetit, Krishti Shpëtimtar. /abcnews.al/

Read Previous

Mali i Tomorit, destinacion për të apasionuarit pas natyrës në çdo stinë

Read Next

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me rekord të operacioneve