Fëmijët me autizëm nga shoqata “Handikos” Gjakova vizituan ambientet e sallës sportive “Shani Nushi”

Shoqata “Handikos” Gjakova ka realizuar ditën e sotme një aktivitet për të shënuar ditën botërore të autizmit e cila korrespodon me datën e 2 prillit, që botërisht shënohet nesër. Fëmijët me autizëm patën mundësi që ditën e sotme të vizitojnë sallën e sporteve “Shani Nushi” dhe fushën sportive në ambientet e jashtme. Mbi tërë ecurinë e aktivitetit më tepër tregoi Arbër Xharra nga kjo organizatë.

Këta fëmijë shpalosën zotësitë e tyre para kamerës sonë. Me Orgesin patëm mundësi të shkëmbejmë disa fjalë në gjuhën angleze.

Aktivitetet për këta fëmijë janë të vazhdueshme në shoqatën “Handikos” Gjakova. Organizimi i sotëm është mbështetur edhe nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Komunën e Gjakovës.

Read Previous

1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët në ShBA

Read Next

Një i vdekur dhe 26 raste të reja me COVID-19