Gastroenterohepatologët apelojnë tek pacientët të bëjnë testet e duhura për helicobacter

Heliko bakteria është një bakter që gjendet zakonisht në stomak. Kjo bakterie është prezente në pothuajse gjysmën e popullatës thonë ekspertët shëndetësor.

Shqetësimi i gati të gjithë mjekëve gastroenterhepatolog është se shumë pacientë bëjnë teste jo të duhura për këtë bakterie, gjithashtu testet në shumë laboratore bëhen edhe pa udhëzimin e mjekut specialist.

Simptomat që shfaqen tek personat që e kanë këtë bakterie janë tërësisht individuale, heliko bakteria mund të shkaktojë një sërë problemesh të traktit tretës, përfshirë ulqerën e disa të tjera për të cilat na tregon doktoresha Zana Tafarshiku Tarani.

Trajtimi i kësaj bakterie tek pacientët përfshinë disa medikamente, disa kërkojnë trajtim më të gjatë e disa më shkurtër.

Pas tre muajve diagnostikim me helikobakterie dhe pas trajtimit me medikamente duhet të bëhet ritestimi, pasi është e rëndësishme që të sigurohemi që heliko bakteri është crrënjosur në tërësi, shtoi Tafarshiku Tarani.

Read Previous

Stoltenberg: Rusia po bëhet gati për sulme të reja

Read Next

Dhurohen 300 pako ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit nga shoqata “Bereqeti”