Rreth 50 hektarë përfshihen nga zjarri në fshatin Damjan

Janë bërë disa ditë që Televizioni Syri ka raportuar vazhdimisht për rastë të zjarrit në pyjet e fshatrave të komunës Gjakovës. Nga Brigada e zjarrfikësve të kësaj komune  janë duke punuar me të gjitha kapacitetet për të shuar këto zjarre që tashmë kanë përfshirë hektarë të tërë në male dhe fusha. Këto pamje janë në fshatin Damjan ku sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për rreth 50 hektarë të përfshirë nga flakët e zjarrit që ka filluar nga mbrëmja e djeshme

Nga kjo brigadë kishte edhe një apel për banorët e kësaj zone

Vlen të theksohet se brenda10 ditësh është raportuar për 50 raste ndërkaq gjatë ditës së sotme përveq fshatit Damjan nga zjarri janë përfshirë edhe malet e Hereqit dhe një pjesë e Rekës së Keqe

Read Previous

Google iu bën thirrje përdoruesve të Chrome që ta përditësojnë atë urgjent

Read Next

Nxënësit e Gjimnazit “Hajdar Dushi” me video sesibilizuese kundër bullizmit