“Praga, gjurmë kujtimesh” shfaqet në Gjakovë nën organizimin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”

Dokumentari artistik “Praga, gjurmë kujtimesh” kushtuar historianit të kinemasë, Abaz Hoxha mblodhi një numër të madh të artdshësve gjakovarë. Me ftesën e Shoqatës së Intelektualëve Jakova, i pranishëm ishte vet Hoxha i cili mes emocionesh tregon që kjo është hera e parë që ndodhet në Gjakovë.

Të nderuar që kanë punuar në këtë film u shprehën edhe regjisori Ilir Harxhi dhe skenaristja Anxhelina Xhara. Kjo e fundit ndau edhe një poezi për qytetin e Gjakovës me të pranishmit.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe aktori i mirënjohur Xhevat Limani, i cili nuk kurseu fjalët e mira për qytetin e Gjakovës.

Të pranishmit në fund patën mundësinë të ndjekin filmin “Praga, gjurmë kujtimesh”, që shfaq vizitën  në Pragë të protagonisti Abaz Hoxha mbas 70 vitesh, i shoqëruar nga syri i kamerës.

Read Previous

Komiteti për Komunitete mban takim konsultues

Read Next

Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së shkrimtarit, Mark Ndoja