Komiteti për Komunitete mban takim konsultues

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim konsultues nga Komiteti për Komunitete me përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave të Komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Mbledhja u kryesua nga Ergit Qeli.

Anëtar tjerë ishin Ifeta Jakupi, Ermira Morina dhe Emrah Cërmjani. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe finalizmi i planit të punës dhe prezantimi i problematikave për Komunitetet. Të ftuar ishin edhe asambleistë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike por të njejtit nuk morën pjesë.

Përfaqëusesit e lagjeve dhe fshatrave u shprehën mjaftë të shqetësuar për mos angazhimin institucional. Kërkesat e tyre ishin kryesisht për ndriqim, rrejt të kanalizimeve, policë të shtrirë, udhëtim të nxënësve, arsimim, shëndetësi, largimin e deponive të mbeturinave etj.

Të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Zyrës Komunale për Komunitet dhe Kthim.
Pranvera Kërshi nga kjo zyrë u shpreh se ata janë të hapur për bashkëpunim.

Të gjitha shqetësimet që u ngritën në këtë mbledhje, do të hyjnë tek plani i punës së këtij Komiteti për vitin 2022.

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19

Read Next

“Praga, gjurmë kujtimesh” shfaqet në Gjakovë nën organizimin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”