Publikohet intervista e Zelenskyt me gazetarët rus, Kremlini nuk dëshironte të dihet e vërteta për Ukrainën

Kremlini zyrtar është munduar ta ndalojë një intervistë të presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili i është drejtuar popullit rus përmes gazetarëve të pavarur të Rusisë.

Ai ndër të tjerash ka pohuar se refuzon të flas me presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai kërkon të diskutojë vetëm “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës.

“Nuk do të ulemi fare në tavolinë nëse e tëra që flasim është një “çmilitarizim” apo ndonjë “denazifikim”. Për mua, këto janë gjëra absolutisht të pakuptueshme”, tha Zelensky.

I pari i shtetit ukrainas ka pohuar se është i gatshëm të flas rreth statusit neutral të vendit, por që kërkon siguri prej vendeve të tjera ndërsa është kundër ndarjes së Ukrainës.

Ndryshe, takimi i radhës i bisedimeve midis dy palëve do të nisë në Stamboll, ku Zelensky tha se “nuk është kundër” bisedimeve me Rusinë “për sa kohë që ka një rezultat”, duke shtuar se ishte për një dialog edhe para se të fillonte lufta. 

/Telegrafi/

Read Previous

Caktohen datat dhe vendi i takimit të radhës Rusi-Ukrainë

Read Next

Murati: Për tre muaj kemi ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve