Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Leandro Luli djali i cili vijon mësimin në shkollën “Yll Morina” sot është duke e luajtur rolin e shitësit, në një tavolinë të improvizuar brenda objektit të shkollës.
Ai gjatë ditës sot në shkollë ka shitur rreth 200 kartolina, të gjitha të punuara nga personat me sindromën Down.
Nxënësit prisnin në radhë për t’i marrë kartolinat që paraprakishtë i kishin porositur, ata u shprehën të kënaqur që në këtë formë po u ndihmojnë personave me sindromën Down.
Mjetet e fituara nga këto kartolina do të shkojnë për nevojat e organizatës “Down Syndrome Kosova” .
0rganizata “Down Syndrome Kosova” është themeluar në vitin 2007 nga prindërit e fëmijëve të prekur nga kjo sindromë dhe është e shtirë në 6 komuna përfshirë edhe këtu komunën e Gjakovës, ku sipas shifrave që posedon kjo organizatë në Kosovë janë rreth 980 persona me down sindromë.