Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dje ka marrë vendim për anulimin e importit të shpezëve të gjalla nga Shqipëria.
Ndërkaq në Kosovë, situata momentalishtë është e qetë dhe deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast me gripin e tipit H5N8, apo të njohur ndyshe si grip i shpezëve, kështu është shprehur përmes telefonit Zëdhënësi i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
Situatë e qetë dhe pa ndonjë virus që paraqetë shqetësim tek këto shpezë është edhe në fermën e Agron Prenkaj në fshatin Osekë Pashë.
Ndryshe AUV ka bërë të ditur se ka shtuar kontrollin veterinarë kufitar dhe se është ngritur në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë ka thënë mes tjerash Thaçi.